Sot rikthehet Uefa Champions League (Foto)

Liga e Kampionëve kthehet sot në gjiron e dytë të fazës së grupeve. Në ditën e parë të kësaj gjiro nuk do të luhen ndeshje derbi, pasi ekipet e mëdha Europiane janë favorite.

Ndeshja kryesore pritet të jetë ndërmjet Manchester United dhe Valencias, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Grupit H, ku bëjnë pjesë edhe Juventusi dhe Young Boys-shkruan Kallxo.com

UTD ndeshjen e parë ka fituar me rezultat të 3:0 ndaj Young Boys, ndërsa Valencia ka humbur në shtëpi ndaj Juventusit me rezultat 2:0. Të dy skuadrat në këtë ndeshje vijnë më një  formë jo të mirë në kampionatet e tyre, prandaj pritet një ndeshje e pa parashikueshme por me një nuancë favorite skuadra angleze.

Ndeshjet sot do të luhen me dy termine nga ora 18:55 dhe nga ora 21:00.

Nga ora 18:55 do të zhvillohen dy ndeshje:

Juventus – Young Boys

Hoffenheim Manchester City.

Ndërsa ndeshjet e orës 21:00 janë:

AEK Athens Fc – Benfica

AS Roma – Plezen

Bayern Munich – Ajax

CSKA Moscoë – Real Madrid

Lyon – Shakhtar Donetsk

Manchester United – Valencia.

Ndeshjet e sotme luhen në kuadër të xhiros së dytë të cilat zhvillohen për kualifikimet e grupeve, ku nga katër ekipe dy të parat kualifikohen për fazën e eliminimit direkt, ndërsa skuadra e tretë e vazhdon në Europa League e skuadra e fundit vazhdon në shtëpi.