Frashër Krasniqi

Socialdemokratët vijë të kuqe për PDK-në

Frashër Krasniqi ka thënë se Partia Socialdemokrate nuk do të qeverisë vetëm me PDK-në.

Frashër Krasniqi, deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës në Emisionin “Click” të RTV 21, tha se ky subjekt nuk do të qeverisë vetëm me PDK-në.

“Konstantja e këtyre viteve të moszhvillimit, sidomos prej shpalljes së pavarësisë e tutje degradimit të shtetit është PDK-ja.Ka nevojë edhe PDK-ja me kalu pak në opozitë, me rishqyrtu veten, me çliru shtetin”, tha Krasniqi.

Ai foli edhe për daljen e 12 deputetëve nga Vetëvendosja.

“Nuk ka mundur të zhvillohet asnjëherë një debat i sinqertë mbi parimet dhe dallimet, për shkak se kjo është mbyt si me thanë nga thashethemet dhe diskutimi etiketues”, tha Krasniqi.

Ai deklaroi se “ni shoqëri që nuk e ka një parti serioze socialdemokrate është problematike”.

12 deputetët që dolën nga Vetëvendosja iu bashkuan Partisë Socialdemokrate, ndërrsa kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti u zgjodh në krye të saj.