Nga një seancë ndaj deputetëve të VV-së | Foto: KALLXO.com

Shtyhet Seanca e Deputetëve për Lotsjellësin

Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk ishin të pranishëm në seancën e gjykimit ku bashkë me Donika Kadaj-Bujupin e Faton Topallin akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit.

Gjyqtari Beqir Kalludra bëri të ditur se gjykata është njoftuar se deputetët Kurti e Haxhiu nuk do të jenë të pranishëm në seancë.

Kalludra më pas e shtyu seancën për datën 20 shkurt të vitit të ardhshëm.

Katër deputetët akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit më 16 dhjetor të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-kater-deputeteve-te-opozites/

Kurti mungoi edhe në seanca tjera të këtij gjykimi, pa e njoftuar mungesën.

Më 2 nëntor 2016 gjykata paralajmëroi se nëse Kurti nuk do të paraqitet pa arsye në seancat e ardhshme ndaj tij do të lëshohet urdhëresë për paraburgim.

http://kallxo.com/deputetet-mungojne-ne-gjykimin-e-kolegeve-te-vv-se/

Kurti në këtë gjykim mungoi edhe në shkurt të këtij viti, duke shkaktuar edhe atëherë shtyrjen e seancës.

http://kallxo.com/deshton-seanca-per-deputetet-e-lotsjellesit/

Ish-lideri i “Vetëvendosjes” ishte arrestuar më 28 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa një vit pas këtij arrestimi KALLXO.com shkroi se gjykimin ndaj tij dhe deputetëve tjerë të “Vetëvendosjes” thuajse ende është në fillim.

Procesi i Albin Kurtit Një Vit Pas