Albin Kurti

Procesi i Albin Kurtit Një Vit Pas

Nën dyshimin se kishin hedhur gaz në ambientet e Kuvendit të Kosovës gjatë përpjekjeve për të penguar ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit (me Malin e Zi) dhe Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe disa deputetë të opozitës, përfshirë edhe ish-liderin e Vetëvendosjes, janë arrestuar disa herë.

Saktësisht një vit më parë, pasi kishte mbajtur fjalim në protestën e organizuar nga opozita në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Albin Kurti u arrestua në selinë e lëvizjes së tij.

Procesi gjyqësor ndaj tij dhe deputetëve të tjerë të arrestuar për arsye të ndryshme është jo larg nga aty ku kishte nisur.

Fillimisht si i dyshuar për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti ishte arrestuar më 13 tetor të vitit të kaluar në hyrje të Prishtinës. Bashkëpartiakët e tij arrestimin e quajtën kidnapim. Asnjëherë nuk u bë e qartë nëse arrestimi u bë me urdhër nga prokurori apo jo.

Pas arrestimit të tij, shumë protestues u mblodhën para stacionit policor. Në mesin e tyre ishte edhe lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

http://kallxo.com/lirohet-albin-kurti/

Protesta eskaloi dhe u shoqërua me hedhjen e gazit, fillimisht para stacionit policor në Prishtinë, ku po mbahej Kurti, e më pas edhe para Prokurorisë së Shtetit, ku iu vu zjarri dy veturave zyrtare.

Protesta përfundoi dhe situata u qetësua vetëm pas lirimit të Albin Kurtit. Pas lirimit ai tha: “Të mos ndalemi pa i ndalur edhe pretendimet e Malit të Zi për tokat tona, edhe pretendimet e Serbisë për ‘Zajednicën’”.

Në përgjigje të pretendimeve të Kurtit, Policia e Kosovës të nesërmen thirri një konferencë për shtyp, ku u prezantuan fletëthirrjet për intervistim në Gjykatë.

http://kallxo.com/policia-publikon-ftesat-per-intervistim-te-albin-kurtit-dhe-albulena-haxhiut-foto/

Pas lirimit, Kurti vazhdoi të kërkohej nga Policia për t’u intervistuar lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, por Policia megjithëse i kontrolloi banesën dhe demoloi derën e banesës, nuk arriti ta gjente.

http://kallxo.com/dera-e-thyer-e-baneses-se-albin-kurtit/

Megjithëse nuk u gjend në banesën e tij, Kurti befasisht u shfaq në një protestë që mbahej për të kundërshtuar arrestimin e tani bashkpartiakes së tij, Donika Kadaj-Bujupi, nën dyshimin e njëjtë, atë të hedhjes së gazit.

http://kallxo.com/albin-kurti-ne-proteste/

Kurti nuk do të shihej më në publik deri në protestën e organizuar nga opozita më 28 nëntor të vitit të kaluar, ndonëse ndaj tij ishte lëshuar fletë-arrest nga Policia e Kosovës nga data 17 nëntor.

http://kallxo.com/albin-kurti-i-pranishem-ne-manifestimin-e-opozites-foto/

Pasi mbajti fjalim ku iu drejtua masës së mbledhur dhe pasi protesta u shpërnda në mënyrë të qetë, Policia e Kosovës rrethoi selinë e Vetëvendosjes, ndërsa nuk zgjati shumë dhe njësitë speciale të Policisë u futën brenda selisë.

http://kallxo.com/policia-pushton-seline-e-vetevendosjes/

http://kallxo.com/live-policia-ne-kerkim-te-albin-kurtit/

Në një aksion që përfundoi me afër 90 aktivistë të Lëvisjes Vetëvendosje të arrestuar dhe me një përdorim të forcës që nga shumëkush u cilësua i tepruar, Policia arriti ta arrestonte Albin Kurtin, ndërsa menjëherë pas arrestimit ai u dërgua në Pallatin e Drejtësisë për t’iu caktuar masa e sigurisë.

KALLXO.com solli pamje ekskluzive nga ky rast.

http://kallxo.com/video-momenti-i-arrestimit-te-albin-kurtit/

http://kallxo.com/video-albin-kurti-sillet-ne-pallatin-e-drejtesise/

http://kallxo.com/arrestohet-albin-kurti/

http://kallxo.com/albin-kurti-dergohet-ne-pallatin-e-drejtesise/

Kurtit ashtu siç edhe kërkoi prokurorja e rastit, Fikrije Fejzullahu, iu caktuan 30 ditë paraburgim nga gjyqtari i procedurës paraprake, ndërsa ky veprim u kundërshtua përpos nga avokatja e tij mbrojtëse, edhe nga liderët e partive opozitare.

Nën dyshimin e njëjtë për hedhjen e gazit ishin arrestuar edhe Donika Kadaj-Bujupi më 18 nëntor, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu më 8 dhjetor.

Kurti në paraburgim qëndroi deri më 21 dhjetor të vitit të kaluar kur masa e paraburgimit iu ndërpre nga një vendim i Gjykatës Supreme të Kosovës.

http://kallxo.com/albin-kurti-e-albulena-haxhiu-ne-arrest-shtepiak/

Aktakuza dhe Gjykimi

Përmes një njoftimi për media, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi më 16 dhjetor të vitit të kaluar se ishte ngritur aktakuzë ndaj Albin Kurtit dhe tre deputetëve të tjerë, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit.

Aktakuza deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes i ngarkonte me veprat penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-kater-deputeteve-te-opozites/

Nuk vonoi shumë dhe ngritja e aktakuzës pasoi me mbajtjen e seancës fillestare në këtë gjykim më 6 janar 2016.

Pas leximit të akuzës nga prokurorja Fikrije Fejzullahu, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk u deklaruan për fajësinë ndërsa deputeti Topalli u deklarua i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.

“Ky është një gjykim i padrejtë në një shtet të kapur, në një regjim autoritar dhe ne nga ky proces nuk presim asgjë por nga opozita e bashkuar presim gjithçka dhe aty është zgjidhja sepse në Kosovë nuk ka zgjidhje brenda këtyre institucioneve të drejtësisë që praktikisht po u vazhdojnë punën ekzekutivit”, tha Kurti në seancën fillestare.

http://kallxo.com/deputetet-e-akuzuar-e-quajne-politike-aktakuzen/

Edhe pse seanca e radhës, ajo për kundërshtimin e aktakuzës u parapa të mbahej më 15 shkurt të këtij viti, ajo për arsye të mungesës së Albin Kurtit, i cili nuk u paraqit në seancë, u shty për më 23 shkurt.

http://kallxo.com/deshton-seanca-per-deputetet-e-lotsjellesit/

E edhe më 23 shkurt, qëndrimi i Albin Kurtit ndaj aktakuzës dhe sistemit të drejtësisë në vend nuk dalloi shumë nga ai në seancat paraprake.

“Për bindjen time policia, prokuroria, gjyqësia janë hallka të ‘Zajednicës’ në Kosovë”, tha Kurti në seancën e shqyrtimit të dytë.

Përkundër se avokatët mbrojtës paraqitën kundërshtimet e tyre dhe kërkesat për hedhje të aktakuzës, seanca e shqyrtimit kryesor në këtë rast nuk u mbajt deri më 2 nëntor të këtij viti, e edhe këtë herë Kurti nuk u paraqit në gjykatë, e këtë nuk e bënë as dy deputetet, Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, që u ftuan në cilësinë e palës së dëmtuar.

http://kallxo.com/deputetet-mungojne-ne-gjykimin-e-kolegeve-te-vv-se

Gjyqtari i këtij rasti, duke paralajmëruar seancën e radhës, i njoftoi të pranishmit dhe ata që munguan për seancën e radhës, e cila do të mbahet më 14 dhjetor nuk do të ngurrojë dhe t’i përdorë mundësitë që i lejon Kodi i Procedurës Penale të Kosovës për sjellje me forcë në gjykatë.

Në anën tjetër deputetët e pranishëm në gjykim i bënë thirrje Gjykatës për pushim të këtij rasti pasi që situata politike ka ndryshuar dhe se është argumentuar se ata kanë pasur të drejtë është argumentuar me datën e 21 shtatorit kur marrëveshja për ratifikimin e demarkacionit më Malin e Zi dështoi të ratifikohej në Kuvend dhe u tërhoq nga Qeveria.

Një vit pas arrestimit, procesi ndaj Kurtit dhe deputetëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje është në fazën fillestare.

Në anën tjetër, ndonëse janë finalizuar në letër, marrëveshjet për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të cilat Kurti dhe deputetët e opozitës i kundërshtuan, e për veprimet me të cilat i kundërshtuan u arrestuan, paraburgosën e akuzuan, nuk kanë mundur të marrin votën e përfaqësuesve të zgjedhur të popullit të Kosovës.