Shpend Ahmeti Riformatizon Qeverinë Komunale me AAK-në

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, formalizoi sot marrëveshjen për koalicion në komunën e Prishtinës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në prani të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili vizitoi sot Ahmetin në zyrën e tij.

Në këtë mënyrë, marrëveshja e parë për koalicion për prishtinën vjen në kohën kur Ahmeti ka hyrë në vitin e tretë të qeverisjes në prishtinë dhe pas një viti të bllokadës gati të plotë të punës në asamblenë e komunës së Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti tha se për ta formalizuar këtë marrëveshje i kanë filluar diskutimet qe disa jave, jo vetëm me AAK por edhe me subjektet e tjera ne kuvendin komunal, për ta krijuar shumicën e nevojshme për të zhbllokuar punën  kuvendit.

“Filluam me subjektin qe e kemi pas bashkëpunimin me te mire, në mënyre qe ta konkretizojmë dhe ta formalizojme këtë bashkëpunim, po ashtu me kryetarin Haradinaj jemi dakorduar që grupi i asamblistëve të AAK-së tash e tutje do te koordinohet me grupin e asamblistëve te Vetëvendosjes dhe prej kësaj jave Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr nën drejtim një drejtori në Komunën e Prishtinës”

Sipas tij drejtoria që do e marrë AAK-ja të jetë Drejtoria e Shërbimeve Publike të cilën deri tash e ka udhëhequr nënkryetari Dardan Sejdiu.

“Gjatë kësaj kohe ne po e bëjmë strukturimin komplet të drejtorive te reja “, tha ai.

ahmeti- haradinaj1

Ndërsa Ramush Haradinaj kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se Grupi parlamentar i Aleancës ka qenë në përkrahje të politikave qeverisëse të Shpend Ahmetit deri më tani.

“Tani është e nevojshme krijimi i një shumice qeverisëse, sepse Prishtina është sfidë qeverisëse, është sfide që janë akumuluar shumë probleme”, tha ai

Sa i përket idesë së AAK-së për bojkotimin e seancës, Shpend Ahmeti tha se  janë subjekte te ndryshme dhe mund të kenë qëndrime te ndryshme mirëpo ata do të qëndrojnë të bashkuar deri në rrëzimin e Qeverisë.

Për çështjen e koalicionit në nivel komunal, Ahmeti kishte folur edhe në kuadër të debatit “Jeta në Prishtinë”.

http://kallxo.com/kryeqyteti-ne-sedren-e-shpend-ahmetit-sami-hamitit-e-lirak-celajt/