Sheshi i Protestës dhe Sheshi i Festës

Në sheshin “Zahir Pajaziti” krerët shtetërorë po ktheheshin prapa në ditën e shpalljes së pavarësisë dhe po “ecnin” nëpër atë që sipas tyre është arritur në tetë vjet shtet, e po shkonin edhe përtej në të ardhmen, duke përshkruar gjërat që do të ndodhin.

Pastaj në këtë shesh parakalonte edhe FSK-ja për të cilën në çdo festë pavarësie thuhet se do të kthehet në ushtri.

Në sheshin tjetër “Skënderbeu” në këtë kohë po rregullohej bina e protestës opozitare.

Opozita do të nisë në orën 14:00, në ditën e festës një protestë për dorëheqje të qeverisë dhe kundër marrëveshjeve të 25 e 26 gushtit për asociacionin dhe demarkacionin.

parada

bina2