Bilall Sherifi

Sherifi: Nuk duhet të shkojnë në Bruksel me dy delegacione

Deputeti i NISMA-s Bilall Sherifi në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Qeveria e Kosovës, ka deklaruar se nuk duhet lejuar që në Bruksel të shkojnë si dy delegacione një nga Qeveria e tjetri nga Presidenca.

“Këto bisedime kanë dy agjenda, agjendën e Qeverisë e cila thotë se nuk do të diskutohet për territorin dhe kemi një segment tjetër, një komponent tjetër të këtij procesi që është presidenti Thaçi, i cili publikisht deklaron se bisedimet do të bëhen në atë që të mos përjashtohen as korrigjimet. Pra kemi të bëjmë me dy, ndaq quani agjenda, ndaj komponente. Pra duhet të ketë një. Nëse nuk arrihet kjo shkrirje, praktikisht Do të kemi dy delegacione në Bruksel, që do të hyjnë në një sallë, por me dy mandate të ndryshme”, ka deklaruar Sherifi.

Ai deklaruar se Kosova rrezikon që t`i kthehet në bumerang procesi i dialogut në raste se vazhdohet sikurse deri më tani me dy platforma.

“Nëse nuk arrihet një platformë e përbashkët edhe me opozitën edhe me presidencën edhe me mazhorancën, kam frikë se i gjithë ky proces do të na kthehet në bumerang”, ka thënë Sherifi.