NISMA mban sot zgjedhjet, vetëm Limaj kandidat për kryetar

Nisma Socialdemokrate do të mbajë sot zgjedhjet për kryetar partie. Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, do të jetë kandidati i vetëm për kryetar.

“Aktualisht vetëm Limaj do të jetë kandidat për kryetar të partisë”, citohet nga RTK të ketë thënë Sherifi.

Limaj, është kryetar i NISMA Socialdemokrate, që nga themelimi i kësaj partie. Ai bashkë me disa bashkëpunëtor të tij, tashmë pjesë e NISMA, kishin themeluar këtë subjekt politik, pasi ishin shkëputur nga Partia Demokratike e Kosovës. Në zgjedhjet e fundit, NISMA nuk ka arritur të kaloj pragun zgjedhor, duke mbetur kështu jashtë përfaqësimit parlamentar.