Bilall Sherifi - Foto: Atdhe Mulla

Sherifi: Mosliberalizimi i vizave është tradhti ndaj Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, tha sonte në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit rreth dështimit me liberalizimin e vizave se Kosova i ka kryer të gjitha kriteret e kërkuara nga Brukseli.

“Kosova ka kryer të gjitha kriteret. Mosliberalizimi i vizave është tradhti ndaj Kosovës”, theksoi Bilall Sherifi.

Në Kuvendin e Kosovës po debatohet rreth dështimit të liberalizimit të vizave.

Partitë opozitare i bënë thirrje pozitës të marrë përgjegjësitë për dështimin me liberalizimin dhe Interpolin.

Partitë opozitare, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme pas dështimit për liberalizimin e vizave.

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, tha dje në Prishtinë se qytetarëve të Kosovës mund t’u hiqen vizat në vitin 2020.