Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Shefi i NATO-s ia Uron Thaçit Vitin e Ri

Presidentin Hashim Thaçi e kanë uruar për festat e fundvitit sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe kryetari i Këshillit të Europës.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg i ka uruar Thaçit një vit me të gjitha të mirat.

“Gjithë të mirat për një vit të ri të lumtur dhe të begatë”, thuhet në urimin e sekretarit Stoltenberg.

Ndërsa kryetari i Këshillit të Europës Donald Tusk, i ka uruar Thaçit dhe popullit të Kosovës një vit të mbarë.

“Edhe Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i ka dërguar urim presidentit Thaçi dhe popullit të Kosovës, duke uruar një fillimvit të mbarë”, thuhet në komunikatë.