Ipeshkvi Dodë Gjergji uron festën e Fitër Bajramit: Ndajmë gëzimin si vëllezër
10.4.2024 - 11:02
Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Ai gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës theksoi se ndajnë gëzimin si vëllezër pasi ky zjarr dashurie është nisur qysh nga të parët tanë.
“Urojmë dhe ndajmë gëzimin e festive si vëllezër sepse këtë zjarr dashurie e ka ndezur të parët tanë që moti, ky zjarr nuk qet tym, por përhap aromë dashurie, lirie, paqe, mirësie, vëllazërimi dhe uroi që të gjithë shqiptarët kudo që janë të përjetojnë këtë moment të urimit të festës”- u shpreh Gjergji.
Festën e Fitër Bajramit e kanë uruar edhe krerët shtetëror, partitë opozitare, ambasada e misione diplomatike në Kosovë.