Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Foto: REL/AFP

Rusia: Kosova Mbetet Territori më Jofunksional në Rajon

Kosova është bërë zonë e rehatshme për rekrutimin e radikalëve dhe kjo përbën rrezik për vendin dhe rajonin, tha përfaqësuesi i Federatës ruse në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili përmendi kthimin e terroristëve nga Siria e Iraku.

Në seancën ku po shqyrtohet raporti tremujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, përfaqësuesi rus tha se ish-pjesëtarë të UÇK-së po mblidhen në grupe radikale, me synimin – krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Kosova mbetet territori më jofunksional i rajonit”, theksoi ai.