Rreth 500 Karroca për të Hendikepuarit

Rreth 500 karroca për persona me aftësi të veçanta pritet të vijnë në Kosovë në shtator ose tetor të këtij viti nga Shtetet e Bashkuara.

Këtë informacion e ka dhënë sot kryetarja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Flora Brovina.

“Në kuadër të veprimtarisë time humanitare, në bashkëpunim me koleget e mia në Amerikë, në Dallas konkretisht, në shtator ose tetor shoqata do të sjellë në Kosovë karroca për persona të hendikepuar, ndoshta deri në 500 copë. Karrocat do të sillen nga nga fabrika që i prodhon. Ato do të ndahen në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe shoqatat e personave me aftësi të kufizuara”, theksoi Flora Brovina në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, ku u diskutua propozimi i KDI-së që të bëhet një hulumtim për të kuptuar numrin e saktë të personave me aftësi të veçanta dhe se sa prej tyre punojnë.

Në këtë takim u tha se ka qenë edhe iniciativë e Komisionit parlamentar që të bëhet një hulumtim i tillë.
Për vështirësitë e personave me aftësi të kufizuara KALLXO.com ka raportuar disa herë.

http://kallxo.com/personat-me-aftesi-te-kufizuara-nuk-kane-mundesi-punesimi/

Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara kanë kërkuar disa herë kushte më të mira.

http://kallxo.com/kerkohet-mbrojtje-dhe-integrim-me-i-mire-per-femijet-me-aftesi-te-kufizuara/

Edhe nëpër disa komuna ka pasur ankesa rreth qasjes së këtyre personave në shërbime publike.

http://kallxo.com/gjakova-jomiqesore-ndaj-nevojave-te-personave-te-verber/