Prizren, në pamundësi për të hyrë në klasë, qytetarit i sillet fletëvotimi në koridor (VIDEO)

Ragip Bytyqi nuk po mund të votojë në shkollën ‘11 Marsi’ në Prizren për shkak se nuk ka qasje të shkojë në klasën ku edhe mund të ushtrojë të drejtën e tij.

Në pamundësi për të hyrë në klasë për shkak se shkolla nuk ofron kushte për karroca lëvizëse, Bytyqit i është sjellë fletëvotimi në korridor.

Në një deklarim për KALLXO.com, qytetari ka thënë se kjo gjë përsëritet sa herë që ka zgjedhje.

Sipas tij, kutia e votimit gjithmonë është nxjerrë jashtë në mënyrë që ai të votojë dhe më pas është futur prapë brenda.

Gjatë ditë së sotme në këtë shkollë u bë më shumë tollovi pasi pati hezitim për të nxjerrë jashtë kutinë e votimit.

Derisa, më vonë prej klasës ku qytetari ishte në listë, dolën me librin ku janë numrat e letërnjoftimit dhe fletëvotim, kurse kutia nuk ishte nxjerrë.