Konfirmon Prokuroria, fotoja e Flora Brovinës nga interneti

Prokuroria Speciale ka nxjerrë rezultatet e ekspertizë së fotografisë që deputetja Flora Brovina e kishte prezantuar si provë e një dhunimi gjatë luftës në Kosovë.

Sipas prokurorisë bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, është konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Flora Brovina, është nxjerrë nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Prokuroria Speciale njofton  se pas paraqitjes së fotografisë nga deputetja, Flora Brovina, është hapur hetimi bazuar në pohimin e saj se kjo fotografi dëshmon dhunimin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

“Fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar”, thuhet në njoftim.

Kjo fotografi është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografit është paraqitur ngjarja e njëjtë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, më 16 maj ka publikuar një fotografi në të cilën shihej një grua teksa dhunohet nga disa ushtarë.

Deputetja Flora Brovina këtë fotografi e ka prezantuar si dëshmi të dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë.

Megjithatë, në një kërkim në Google, e njëjta fotografi paraqitet online, madje me një faqe me përmbajtje pornografike.

Megjithatë ajo tha se ka kohë që e posedon këtë fotografi dhe se e ka marrë drejtpërdrejt nga familjarët.

Publikimi i kësaj fotografie, u kritikua ashpër nga deputetë, aktivistë, e shoqata të ndryshme.

Deputetja Flora Brovina kishte folur pas intervistimit në Prokurorinë Speciale.

Ajo ka pranuar që fotografia e prezantuar, e cila shkaktoi një varg reagimesh në Kosovë, nuk është autentike.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, duket se i ka ndërruar fjalët në prokurori gjatë marrjes në pyetje rreth fotografisë së publikuar të enjten për të cilën pretendonte se paraqet një grua shqiptare të Kosovës duke u dhunuar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Prokurorja Speciale, Drita Hajdari, e cila e ka intervistuar deputeten në cilësinë e dëshmitares, kishte thënë se Brovina e ka pranuar se nuk e ka raportuar këtë fotografi më herët në Prokurori dhe se nuk ëhstë në dijeni për identitetin e viktimës në fotografi, përderisa dje e kishte thënë të kundërtën.

https://kallxo.com/fotografia-qe-e-publikoi-flora-brovina-gjendet-e-publikuar-ne-faqe-te-huaja-online/