Rrëfime interesante për tregtinë e drogës në mes shqiptarëve e serbëve të veriut

12 shqiptarë akuzohen se ndërtuan njër rrjet transporti ku u transportuan mbi dhjetëra kilogramë mariuhanë të ardhur nga Shqipëria e e cila ishte destinuar të shitej tek serbët në veriun e Mitrovicës

Bajram Rexhepi njëri nga të akuzuarit ka rrëfyer verzionin e tij se si 9 kilogramë mariuhanë përfunduan në veturën e tij. Ai ka treguar se punonte me transport të frutave të malit ndërsa gjatë një transportit të thasëve me bimën gllia njëri nga kontaktet e tij Lutfi Peca kishte sjellë nga Shqipëria edhe dy thasë me mariuhanë.

Rexhepi ka rrëfyer se ai kishte për obligim ta transportonte drogën për në Mitrovicë tek një person i quajtur Vojsllav dhe për këtë shërbim do paguhej 200 euro.

Regjepi është përgjigjur me po në pyetjen e gjykatësit të çështjes Burim Ademi nëse e kishte ditur që po transporton drogë

“ Te jem i sinqertë po, por nuk e kam ditur sasinë” ka deklaruar Rexhepi

I akuzuari tjetër Florim Zeneli në shtëpinë e të cilit ishin zbuluar disa fije të kanabisit ka thënë se drogën e kishte mbjellë për ta konsumuar vetë.Ai ka sqaruar se farat e drogës I kishte blerë në tregun e Mitrovicës.

Përshkrimi i Prokurorisë

Prokuroria speciale pretendon se grupi i përbërë nga 12 persona ku përfshihen Muhamet Mangjolli, Hajdin Hoxha, Avni Mehana, Nehat Haliti, Fehmi Veseli, Bajram Rexhepi, Florim Zeneli, Fehmi Smakiqi, Jovan Jovanoviq, Ibrahim Miftari, Tafil Zeqiri, Tahir Zeqiri ndërtuan një grup kriminal të transportit të drogës nga Shqipria.

Prokuroria pretendon se grupi nga Mitrovica kishte bashkëpunuar me Lutfi Pecën dhe dy persona nga Kukësi për të sjellur drogën nga Shqipëria. Sasi të drogës së këtij grupi ishin zënë në disa operacione të zhvilluara nga antidroga

Sipas aktakuzës 9 kilogramë e 999 gram mariuhanë ishin zënë në veturën e Ibrahim Miftarit në veturën e të pandehurit Ibrahim Miftari kishte qenë edhe i pandehuri tjetër Nehat Haliti. Prokuroria pretendon se sasinë e narkotikut të gjetur në veturë e kishte blerë Muhamet Mangjolli nga i pandehuri tjetër Avni Mehana.

Mangjolli ishte zënë në të njëjtën kohë dhe vend me veturën e tij SUZUKI duke përcjellë veturën GOLF II në të cilën edhe kishte qenë i vendosur narkotiku.

Ndërsa në shkurt të vitit 2014-ës, po ashtu gjatë një kontrolle të policisë së Kosovës në rrugën magjistrale Mitrovicë-Ulqin, në afërsi të frashtit Kushtovë të Mitrovicës, në veturën e të pandehurit Hajdin Hoxha dhe me të kishte qenë edhe i pandehuri tjetër Fehmi Veseli, ishin gjetur dhe sekuestruar narkotikë të llojit marihuanë në sasi 4kg e 0.84gr.

Gjithashtu, sasi e narkotikut të po të njëjtit lloj, por në sasi prej 9kg e 200gr., ishte gjetur edhe pas kontrollit në veturën e të pandehurit Bajram Rexhepi në veri të Mitrovicës.

“Gjithë kjo sasi e narkotikut ishte blerë me qëllim të shitjes nga i dyshuari Lutfi Peca nga Kukësi i Shqipërisë, i cili dyshohet se është organizator dhe udhëheqës i këtij grupi kriminal”, thuhet në aktakuzë.

I pandehuri Muhamet Mangjolli gjithashtu në nëntor të vitit 2013 në qytetin e Mitrovicës së bashku me të pandehurin Fehmi Smakiqi kishin marr nga i pandehuri tjetër në këtë rast Florim Zeneli, një sasi prej 3.5 kilogram si kundërvlerë të një veture të tipit Audi, të cilën e kishte në shfrytëzim i pandehuri Muhamet Mangjolli.