Prindërit e motra raportojnë familjarin e tyre në Polici për dhunë në familje
17.2.2024 - 10:03
Nëna, babai e motra kanë raportuar në Policinë e Kosovës familjarin e tyre nën dyshimin se ky i fundit nuk respektoi urdhrat e lëshuara nga Gjykata.
Ngjarja siç bën të ditur Policia ndodhi më 16.02.2024 në 01:00h në rrugën ‘Mbreti Bardhyl’ në Prizren.
Sipas raportit policor, i dyshuari ka shkaktuar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij. Ai po ashtu u tha se është edhe përdorues i narkotikëve.
“Tre viktimat familjar, babai, nëna dhe motra kanë raportuar se djali i tyre, përkatësisht vëllai, duke mos respektuar urdhërat e lëshuar nga Gjykata, ka shkaktuar dhunë psikike në familje” – thuhet në raportin 24-orësh.
Tutje është thënë se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe se për rastin është njoftuar prokurori.