Burimi i fotos - Fcb Nasim Haradinaj
Rrahim Hashimi për të tretën ditë po merret në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë
12.4.2019 - 13:03
Ish-ushtari i UÇK-së në Brigadën “Agim Ramadani” po intervistohet nga Gjykata Speciale.
Me anë të një postimi në Facebook, Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-UÇK-ë ka njoftuar se ish pjesëtari i UÇK-së, Rrahim Hashimi po vazhdon të merret në pyetje nga Prokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë.
Rrahim Hashimi ishte pjesëtar i njësitit “Delta” në Brigadën 138 “Agim Ramadani”.
Sipas tij, kjo është dita e tretë në të cilën po merret në pyetje ish-pjesëtari i UÇK-së.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
“Vazhdon dita e tretë e intervistimit nga Prokurori i dhomave të speciales në Hagë i ish pjesëtarit të UÇK-së pjesëtar ky i njësitit “Delta” në Brigadën 138 “Agim Ramadani” i ZOD-it
- Rrahim Hashimi !”.