Repriza e baletit ‘Pa mure’, jepet sot në Teatrin Kombëtar

Pas turneut në Finlandë, Baleti Kombëtar do të rikthehet sot në skenën e Teatrit Kombëtar me shfaqjen e reprizës, “Pa mure” të koreografes Teuta Krasniqi.

Repriza e kësaj shfaqje jepet në ora 20:00 dhe është shfaqja e parë që realizohet me një staf tërësisht kosovar, pasi koreografja Krasniqi është anëtare e trupës së baletit.

Shfaqja vjen si reagim i situatës dhe problemeve me të cilat ballafaqohen sot qytetarët e shtetit të Kosovës, në veçanti, mungesa e lëvizjes së lirë në vendet të ndryshme, një pengesë kjo që më së shumti godet artistët kosovarë.

Në shfaqje luajnë pjesëtarët e ansamblit të Baletit Kombëtar të Kosovës.