Foto: BKK.

Sot jepet premiera e baletit "Arrëthyesi"

Baleti Kombëtar i Kosovës sot do të shfaqë premierën e baletit “Arrëthyesi”, me koreografi të Ilir Kernit.

Shfaqja e këtij baleti do të jepet në sallën AMC në rrugën “Cërriku” (Mazgit) në Obliq, duke filluar nga ora 19:30.

Baleti “Arrëthyesi” realizohet në bashkëpunim edhe me Orkestrën e Filarmonisë se Kosovës dhe artistë ndërkombëtarë.

Baleti “Arrëthyesi” është krijuar nga kompozitori rus P.I. Çajkovski, mes 1891-1892. Është shfaqje me dy akte në tri skena, e bazuar në tregimin “Arrëthyesi dhe mbreti miush” të shkrimtarit gjerman Ernst Theodor Wilhelm Hoffmann.

Shfaqja flet për historinë e një të reje me emrin Klara, e cila zvogëlohet sa një miush dhe bashkë me arrëthyesin e saj shkojnë në luftë së bashku me lodrat e tjera kundër miut të ligë.