Pamje nga ekspozita “Vdes kur dua vet”. Foto: KALLXO.com.

Adem Demaçi kujtohet në 16-vjetorin e Pavarësisë, Arkivi hap ekspozitën "Vdes kur dua vet" (FOTO)

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka hapur ekspozitën “Vdes kur dua vet”, kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit.

Ekspozita u hap në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ekspozita përmban dokumente të ndryshme arkivore, dokumente të proceseve gjyqësore, dorëshkrimet nga pjesë të romaneve krijuar në burg e dokumente të tjera që pasqyrojë kontributin patriotik e letrar të Demaçit.

Bislim Bislimi, ushtrues detyre i kryeshefit të ASHAK-së tha në hapje të ekspozitës se Demaçi me kontributin e tij politik e patriotik u shndërrua në lider shpirtëror për gjithë patriotët që kontribuuan në çlirimin e vendit.

“Me një fjalë ai u bë heroi i heronjve. Një ndër detyrat që ka ASHAK-u është të mbledh, të ruajt dhe mbajë kujtesën historike duke risjell e përmbledhur dosjen Demaçi për të dëshmuar përballen e tij me Serbinë dhe ish-Jugosllavinë”- tha Bislimi në hapjen e kësaj eksozite më 16.02.2024.

Ndërsa, Selatin Novosella, biografi i Demaçit, tha se duhet të ketë më shumë aktivitete për dhe rreth Demaçit, sidomos në përvjetorë të rëndësishëm të jetës së tij.

“Trashëgimia e Demaçit i bën nder gjithë kombit”- tha Novosella.

Ekspozita është hapur në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.