Deçani - Foto: Facebook

Rëntgeni i Prishur qe një Vit, i Riu Blihet më 2017

Raportimi i një qytetari deçanas në KALLXO.com se aparatura e rëntgenit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Deçanit nuk funksionon qe disa muaj del të jetë i vërtetë.

Këtë fakt e pranon edhe vetë drejtori i kësaj Qendre, Haki Shehu.

Drejtori Shehu thotë se ndonëse janë përpjekur ta rregullojnë duke angazhuar edhe ekspertë të jashtëm, rëntgeni ka më shumë se një vit që është jashtë funksionit.

“Aparati i rëntgenit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ka ma shumë së një vit që nuk funksionon. Krahas përpjekjeve tona për funksionalizimin e aparatit kemi qenë të pasuksesshëm. Ndonëse kemi pru ekspertë edhe vendorë edhe të jashtëm, nuk kanë mundur ta aftësojnë”, tha drejtori i QKMF-së.

Sipas drejtorit, zgjidhja për këtë problem nuk do të ketë deri në vitin e ardhshëm.

“Një lajm i mirë është së Asambleja Komunale ka ndarë mjetet për sigurimin e një aparati të rëntgenit dhe të një automjeti për pacientë në dializë, por për vitin e ardhshëm”, theksoi Shehu për KALLXO.com

Drejtori i QKMF-së tha se për rëntgenin dhe automjetin në fjalë janë ndarë rreth 100 mijë euro.

Në muajin mars KALLXO.com ka raportuar për mosfunksionimin e aparaturës të rëntgenit edhe në Istog.

http://kallxo.com/mungese-filmash-per-rentgen-ne-istog/

Dy muaj me vonë, KALLXO.com raportoi edhe për defektin e aparaturës së rëntgenit edhe të QKMF-së së Klinës.

 

http://kallxo.com/qmf-ne-kline-qe-dy-muaj-pa-rentgen/