Aksident në Deçan, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, më 17.03.2024, në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit.

Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e këtij aksidenti.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se për aksidentin në mes dy veturave janë njoftuar në 13:54h dhe zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes.