Ilustrim

Goditi me veturë tre persona në Isniq, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin që goditi me veturë një burrë dhe dy gra më 17.03.2024, në fshatin Isniq të Deçanit.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 12:00 dhe i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar më 19.03.2024. 

Të aksidentuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është trajtuar si ‘lëndim i rëndë trupor’.