Çështja e anëtarësimit në KE dhe regjistrimi i popullsisë sonte në #KallxoPernime

Sonte në #KallxoPernime ndiqeni intervistën me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, njëherësh Udhëheqës i Grupit Ndërinstitucional për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ahmeti ndan detaje se kur e morën vesh që duhet të fillojë zbatimi i menjëhershëm i vendimit të Kushtetueses.

Po ashtu ai flet lidhur se a do arrijë Kosova t’i sigurojë votat për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pavarësisht fushatës së Serbisë?

Në pjesën e dytë të emisionit #KallxoPernime ndiqni intervistën me drejtorin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.

Kastrati flet për përgatitjet që janë bërë për regjistrimin e popullsisë.

Ai tregon se regjistrimi është ligjërisht i obligueshëm për qytetarët dhe në rast se dikush nuk i përgjigjet mund të pasojnë masa ndëshkuese.

#KallxoPernime transmetohet nga ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe në Facebook të KALLXO.com