Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com
Reagon Presidenti Pas Refuzimit të Dekoratave të Ndara Prej Tij
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas lajmeve se personalitete të ndryshme po e refuzojnë dekoratën e ndarë prej tij me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së shtetit.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Thaçi thekson se askush nuk mund të refuzojë dekoratën pa u dekoruar.
Ai ka shkruar se tavolinë ka 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare e ndërkombëtare, siç ka thënë të propozuar por edhe të vetëpropozuar për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë.
I fundit që ka refuzuar një dekoratë të tillë është ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.
http://kallxo.com/kjo-eshte-letra-e-sylejman-selimit-permes-te-ciles-refuzon-dekoraten/
KALLXO.com publikoi ekskluzivisht letrën e shkruar nga Selimi nga burgu i Dubravës ku ai po vuan një dënim për një krim që pretendohet se ka ndodhur gjatë kohës së luftës.
Ndërsa, ky është postimi i plotë i presidentit Thaçi lidhur me çështjen e refuzimit të dekoratave të ndara prej tij:
“Në tavolinën e punës kam hiq më pak se 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, të propozuar, por edhe të vetëpropozuar për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë.
Deri më tani kam shqyrtuar jo më shumë se 20 propozime, 13 prej të cilave tanimë janë refuzuar dhe 7 janë aprovuar. Të tjerat do t’i shqyrtoj në ditët dhe javët në vijim.
Disa deklarata të individëve janë të pasakta. Askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar.
E kuptoj frustrimin e disave, por sipas kritereve të mia, nuk mund të jesh i dekoruar edhe nga shteti i Serbisë për kontributin e dhënë për Jugosllavinë dhe ai i Kosovës njëkohësisht.
Do t’i zbatoj me përpikëri kriteret kushtetuese, ligjore dhe kombëtare, dhe sa për sqarim, propozimet nuk janë dekorim.
Të refuzuarit nuk do të marrin përgjigje publike, sepse nuk dua t’i lëndoj. Të dekoruarit do të njoftohen zyrtarisht”.