Gjykata e Apelit, Prishtinë | Foto: Kallxo.com

Rasti i të akuzuarve  për kontrabandë me armë shqyrtohet në gjykatën e Apelit

Të dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Miftar Dobraj, Artan Kelmendi, Daniell Prenrecaj e Dren Mulla, kanë parashtruar ankesat e tyre pranë gjykatës së Apelit.

KALLXO.com ka mësuar se ankesat në fjalë janë shqyrtuar sot në gjykatën e Apelit nga kolegji i përbërë prej Fillim Skoro, Tonka Berisha dhe Xhevdet Abazi

Gjykata e shkallës së parë tre të akuzuarit për kontrabandë me armë  Miftar Dobraj, Artan Kelmendi, Daniell Prenrecaj i kishte shpallur fajtorë dhe dënuar si vijim

Miftar Dobraj, iu shqiptua dënimi  dënim me burg 5 vjet e 6 muaj dhe me gjobë në shumë prej 7 mijë euro.
Artan Kelmendit ishte dënuar me burg në kohëzgjatje prej 5 vitesh dhe 5 mijë euro gjobë ndërsa Daniell Prendrecaj është dënuar me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

I akuzuari Dren Mulla ishte dënuar me gjobë në shumë prej 4 mijë euro për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Ky rast është njeri nga rastet e shenjëstruara për liberalizimin e vizave

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi të këtij procesi.

https://kallxo.com/paraburgim-per-te-arrestuarit-per-trafikim-me-kallashnikove-e-zola/