I akuzuari për kanosjen e Shkelzen Gashit në lidhje me deklaratën për luftën në Kosovë, nuk e pranon fajësinë

Agron Podvorica, i akuzuar për kanosje ndaj Shkelzen Gashit, në lidhje me një deklaratë për luftën në Kosovë, që e kishte dhënë në emisonin “Frontal” në emisonin “T7”, nuk e ka panuar fajësinë.

“Nuk ndihna fajtor se nuk e kam bërë”- tha i akuzuari pasi ju lexua aktakuza nga prokurori i shtetit.

Sipas aktakuzës Agron Podvorica më datë 02.05.2020 e ka kanosur Shkelzen Gashin përmes një mesazhi të dërguar Gashit në rrjetin social Facebook.

Mesazhi sipas aktakuzës ka pasur karakter kërcënues, për shkak të një interviste që Gashi e kishe dhënë në emisionin “Frontal” në televizionin “T7”.

Gashi sipas aktakuzës kishte dhënë deklarata në lidhje me luftën në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

“Pasha këtë ramazan me benzinë pa të kallë tyben e la… ki met tash e masë”- janë fjalët që i akuzuari ja kishte dërguar Shkelzen Gashit.

Aktakuza për këtë rast është ngritur më datë 02.12.2025.

Në seancën e datës 03.06.2026 nuk ka qenë prezent i dëmtuari, Shkelzen Gashi.