Ramiz Kelmendi. Foto: Facebook

Ramiz Kelmendi: Prokuroria të Merret me Vjedhjet Tatimore

“Emisionet televizive të Jeta Në Kosovë janë emisione investigative, dmth që investigojnë. Ajo (shmangia e tatimeve) tash është ma shumë obligim ligjor i  prokurorisë dhe e organeve ligjore juridike që janë organe të pavarura në Republikën e Kosovës”, u përgjigj zëvendës kryeministri Kelmendi në një pyetje të KALLXO.com gjatë një konference me bizneset të mbajtur në Prishtinë.

Emisioni “Jeta në Kosovë” ka transmetuar mbrëmë serinë e dytë të hulumtimit rtreth vjedhjeve të organizuara tatimore. Hulumtimi ka zbuluar se disa kompani fantome kanë fshehur tatime që mund ta kapin vlerën deri në 25 milionë euro.

Vjedhja e Organizuar Tatimore

Vjedhja e Organizuar Tatimore 2

Ramiz Kelmendi tha se qeveria e Kosovës është e gatshme të përkrah gjyqësorin në realizimin e synimeve të tyre në kuadër të kompetencave që ka.

“Ne si Qeveri vetëm mund t’i mbështesim në realizimin e synimeve  të tyre nëse diçka nevojitet me ba ndryshim të ligjeve të caktuara”, ka thënë ai.

Por, ai nuk ka folur për ekonominë joformale dhe as nëse ajo po e dëmton direkt konkurrencën e lirë të tregut.

Redaktoi: Visar Prebreza