Trajnimi “Rrjedha e parave të paligjshme dhe pastrimin e tyre”, Foto: BIRN

BIRN trajnon gazetarët dhe studentët e gazetarisë për “Rrjedhën e parave të paligjshme dhe pastrimin e tyre”

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese ka trajnuar nëntë gazetarë dhe studentë të gazetarisë për “Rrjedhën e parave të paligjshme dhe pastrimin e tyre”.

Pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të mësojnë nga Visar Prebreza, redaktor përgjegjës në KALLXO.com, i cili është i certifikuar për forenzikë financiare.

Trajnimi njëditor është i ndarë në disa pjesë, në pjesën e parë pjesëmarrësit kanë mësuar për flukset ilegale të parave, bizneset ilegale, identifikimi i sektorëve që i shfrytëzojnë paratë e fituara në mënyrë të kundërligjshme.

Në pjesën e dytë, gazetarët dhe studentët e gazetarisë kanë pasur mundësinë të dëgjojnë Murat Mehmetin, shef i hetimeve në Administratën Tatimore të Kosovës, i cili është edhe ndër sinjalizuesit e parë në Kosovë që ka zbuluar një rast të madh të vjedhjes së organizuar tatimore. Ky hulumtim është publikuar në tri pjesë nga BIRN.

Kurse në pjesën e tretë, pjesëmarrësit kanë identifikuar temat të cilat do të mund t’i hulumtonin në Kosovë me fokus rrjedhën e paligjshme të parave.

Ky trajnim është organizuar në kuadër të projektit “Uncovering Illicit Financial Flows in the Western Balkans”, i mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Trajnimi “Rrjedha e parave të paligjshme dhe pastrimin e tyre”, Foto: BIRN
Trajnimi “Rrjedha e parave të paligjshme dhe pastrimin e tyre”, Foto: BIRN