Mehmeti: Serbët në veri të Kosovës bëjnë jetë të xhunglës

Murat Mehmeti, një ish-zyrtar policor që ka shërbyer për disa vite në komunat veriore, duke komentuar situatën e fundit në veri, ka thënë se “serbët në veri të Kosovës bëjnë jetë të xhunglës”.

“Një i ri serb që ka lindur në qershor të vitit 1999, kur ka hyrë KFOR-i, këtu nuk e di as çka është ligji, as çka është shteti, nuk di as çka është me pagu obligim të ujit, nuk e di as çka është me pagu rrymë, as s’di çka është me regjistru kerrin”- ka theksuar ai në emisionin “Kallxo Përnime”.

Raportimet e KALLXO.com për ngjarjet e sotme në veri i gjeni në këtë link.