Seanca për Demarkacionin - Foto: Atdhe Mulla
Quni: Kryeministri të Kërkojë Bekimin e Banorëve
21.3.2018 - 00:19
Në debatin që po zhvillohet para votimit të Projektligjit për Marrëveshjen e Demarkacionit, deputeti i LDK-së, Anton Quni, i tha kryeministrit Ramush Haradinaj se meqë u ka premtuar banorëve të zonës kufitare me Malin e Zi se do t’i mbrojë të drejtat e tyre, se kufirin do ta vendosë në Çakorr e Kullë, është rendi ta kërkojë bekimin e tyre për ndryshimin e qëndrimit.
“Sot ku janë të vendosur gazetarët me kamera, do të duhej të ishin vendosur këta banorë, të japin bekimin”, tha deputeti Quni.
“Nëse nuk e kemi përkrahjen e atyre banorëve, gjithë jetën do të na vret ndërgjegjja”, theksoi deputeti i LDK-së.
KALLXO.com po transmeton LIVE seancën që ka nisur 8 orë më parë.