Nga një mbledhje e qeverisë | Foto: KALLXO.com
Qeveria në Rend të Ditës Edhe Demarkacionin
17.2.2018 - 10:58
Qeveria përveç për shënimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë do të diskutojë sot edhe për atë që e quan aneks-marrëveshje të nënshkruar nga presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi Filip Vujanoviq.
Dje Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për gazetarë njoftoi se ka nënshkruar deklaratë të përbashkët me Vujanoviqin me të cilën parashikohet që Kuvendi i Kosovës të ratifikojë marrëveshjen e vitit 2015 për demarkacionin.
Në deklaratë gjithashtu është paraparë krijimi i grupi punues i përbashkët, i cili mund të korrigjojë vijën kufitare në sektorët e Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit.
Seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit është caktuar të dielën.