Foto: PSD

PSD: Franca mbështet dialogun dhe ekipin negociator

Kryetari dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Në cilësinë e bashkëdrejtuesit dhe anëtarit të delegacionit shtetëror për dialogun, Ahmeti dhe Ymeri, vlerësuan se Republika e Kosovës po dëshmon kapacitete dhe përgjegjësi politike lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke.

Përfaqësuesit e PSD-së shprehën përkushtimin e tyre për një proces transparent të dialogut, të mbikëqyrur nga Kuvendi i Republikës.

Duke e rikonfirmuar mbështetjen e shtetit francez për procesin e dialogut, Didier Chabert përshëndeti themelimin e delegacionit shtetëror në Kuvendin e Republikës.