Prokuroria në Ferizaj ngrit 67 aktakuza për një javë

67 aktakuza për vepra të ndryshme penale janë ngritur vetëm gjatë kësaj jave nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Prokuroria ka njoftuar për secilin departament sa aktakuza janë ngitur.

Sipas Prokurorisë në Ferizaj, në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur pesë aktakuza, në Departamentin e Përgjithshëm të kësaj prokurorie gjatë kësaj jave janë ngritur gjithsejtë 60 aktakuza, ndërsa Departamenti për të Mitur ka ngritur dy aktakuza.