Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Javën e kaluar në Policinë Rajonale të Ferizajt u raportuan 6 raste të dhunës në familje

Nga 24 korriku e deri më 30 korrik në Policinë Rajonale të Ferizajt janë raportuar 6 raste të dhunës në familje.

Sipas Policisë, të gjitha këto raste kanë ndodhur në Ferizaj.

Po ashtu Policia ka njoftuar se me vendim të Prokurorisë tre persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”-është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje u është bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë rastet e dhunës në familje dhe që të bashkëpunojnë më policinë.