
Prokurori Kërkon Paraburgim për të Arrestuarit e Pronave
27.4.2016 - 15:49
Prokurori i EULEX-it, Danilo Ceccareli, ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës që gjashtë të arrestuarve të sotëm t’u caktohet masë paraburgimi.
Lajmi është konfirmuar nga Bajram Tmava, avokat i njërit nga të dyshuarit.
Tahir Rrecaj, avokat i të dyshuarit Nuhi Uka, tha se klienti i tij po dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe disa vepra tjera.
“Prokurori ka kërkuar paraburgimin ndërsa ne kërkuam që të mbrohet në liri”, tha Rrecaj.
Në mesin e të arrestuarve të sotëm janë Artan Villa, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu dhe Avni Maxhuni.
Azem Syla, emri më i njohur në mesin e të dyshuarve, nuk është kapur ende nga organet e rendit.