Ekipi i Prishtinës gjatë stërvitjeve, Foto: FC Prishtina/Facebook

Prishtina mposhtë ekipin nga Gjilbraltari

Ekipi futbollistik i Prishtinës e ka mposhtur ekipin ‘Europa FC’ nga Gjibraltari me rezultat 5 me 0 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për ‘Ligën e Evropës’, në futboll.

Serinë e golave e ka hapur Armend Dallku në minutën e 9, me golin e shënuar nga pika e penaltisë, goli i dytë është shënuar katër minuta më vonë nga Mankenda. Epërsia prej tre golave u arrit në minutën e 35-të ku përsëri nga pika e penaltisë u tregua i saktë Dallku.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat ndërsa në minutën e 59- të, Januzi ka shënuar duke bërë që Prishtina të jetë në epërsi prej 4 me 0 kundër ekipit të Europa FC nga Gjibraltari.

Pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 86-të, Pefqeli ka shënuar për rezultatin 5 me 0 për Prishtinën.

Kësaj epërsie i’u gëzua Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili përmes një statusi në Facebook, i ‘dha zemër’, kësaj ekipe.

“Forza Prishtina!!! 4:0 #europaleague#nextround #herewecome#rrugessypatrembur”, shkroi Ahmeti.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar me rezultat 1 me 1