Presidenti Thaçi uron besimtarët ortodoksë - Foto: Facebook

Presidenti Thaçi Uron Besimtarët Ortodoksë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Festat fetare gjithmonë kanë shfaqur ndjenjat e mirësisë, besimin në vlera pozitive religjioze, dashurinë dhe respektin e ndërsjellë mes qytetarëve tanë, pa dallim etnik, ka shkruar presidenti Thaçi në një postim në profilin e tij në “Facebook”.

Ky është postimi i plotë i presidentit Thaçi:

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë u shpreh urimet më të përzemërta për festën e Pashkëve.

Festat fetare gjithmonë kanë shfaqur ndjenjat e mirësisë, besimin në vlera pozitive religjioze, dashurinë dhe respektin e ndërsjellë mes qytetarëve tanë, pa dallim etnik.

Festa e Pashkëve le të kremtohet në familjet e besimtarëve me dinjitet, me lutje për lumturi, paqe dhe harmoni njerëzore.”