Foto nga ceremonia e Dekorimit me Medalje Presidenciale të familjes se Demaçit

Presidenti Thaçi dekoroi familjen veprimtarit Adem Demaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale familjen e veprimtarit Adem Demaçi për kontributin e dhënë për lirin dhe pavarësinë e vendit.

“Në kuadër të kompetencave të mia dhe duke njohur kontributin tuaj si familje dhe kontributin e vet veprimtarit Adem Demaçi i cili ka qenë i burgosur për vite dhe ju i keni mbijetuar edhe kësaj situate e ndaj këtë medalje presidenciale për Adem Demaçi i cili është një simbol emblematik i kombit tonë”, tha ai.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin gruaja e Adem Demaçit dhe familjarë të tjerë. Adem Demaçi ka vdekur të enjten  në moshën 83 vjeçare ndërsa  varrimi i tij është bërë  me nderime të larta shtetërore.