Policia jep detaje për vdekjen e 22-vjeçarit në vendin e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i personit që sot humbi jetën në vendin e punës është dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, tha për KALLXO.com se aktualisht janë duke u hetuar rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Sipas Borovcit, Policia rreth orës 11:00 ka marrë informatë se një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

“Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me prokurorin e shtetit dhe Inspektoratin e Punës”, ka thënë Borovci.

KALLXO.com raportoi për këtë aksident tragjik, në të cilin e pësoi një i ri rreth 22-vjeçar.

https://kallxo.com/22-vjecari-nga-mushtishti-humb-jeten-ne-vendin-e-punes/

Viktima është K.J. nga Mushtishti i Suharekës.