Policia arreston të dyshuarin për vjedhjen e çantës me dy mijë euro në Mitrovicë

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10 në rrugën “Kolashinit” në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se viktima ka njoftuar se nga lokali i tij i është vjedhur një çantë në të cilën kishte dokumente personale dhe para në shumë prej dy mijë euro.

Policia pas një pune hetimore ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj personin e dyshuar për këtë vjedhje.

Viktimës i është kthyer çanta me dokumente dhe shuma e parave prej 1 mijë e 300 euro.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.