Foto: Ilustrim

Policia Arreston Hajnat

Dy persona janë arrestuar për vjedhje në Gjilan.

Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për një vjedhje që ka ndodhur katër ditë më parë.

Vjedhja ka ndodhur në fshatin Sedllar të Komunës së Kamenicës.

Nga të dyshuarit policia ka konfiskuar disa gjësende që janë vjedhur dhe të njëjtat u janë kthyer pronarëve.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të vjedhjeve.