Komuna e Vushtrrisë - Foto: Facebook

Poeteshat shqiptare mblidhen në Vushtrri

Më 30 dhe 31 tetor 2018, në Vushtrri do të mbahet edicioni i 36- të me radhë i Takimit të Poeteshave Shqiptare.

Organizimi bëhet nga Komuna e Vushtrrisë,  përkatësisht Departamenti për Kulturë, dhe të drejtë për konkurrim në këtë takim kanë të gjitha poeteshat shqiptare, poezitë e të cilave nuk janë botuar më parë.

Nga ky vit, ky aktivitet ka hyrë në kalendarin e festave të Komunës së Vushtrrisë si festivali i Takimit të Poeteshave Shqiptare.

Edicioni i sivjetmë i poeteshave shqiptare në Vushtrri është mbështetur financiarisht edhe nga Ministria e Kulturës.

Sipas traditës në fund të takimit do të përzgjidhen dhe tri poezitë më të mira të edicionit të 36-të, të përcjellë edhe në vlerë financiare.

Sipas njoftimit çmimi i parë shpërblehet më 500 eruo, çmimi i dyti me 300 euro dhe çmimi i tretë 200 euro.