Pamje nga gala mbrëmja përmbyllëse e “Flakës së Janarit’ 2024. Foto; KALLXO.com.

Gala mbrëmja përmbyllëse e ‘Flakës së Janarit’, çifti Kadare i ftuar i nderi

Edicioni i 33-të i Manifestimit mbarëkombëtar Flaka e Janarit 2024 është mbyllur të mërkurën në mbrëmje në Gjilan.

Të ftuar nderi të kësaj mbrëmje ishin Helena dhe Ismail Kadare, për të cilët kryetari i Gjilanit ndau edhe një mirënjohje të veçantë.

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit tha gjatë fjalës së tij se prania e shkrimtarëve – çiftit Helena dhe Ismail Kadare e bën më të veçantë edicionin e sivjetëm të manifestimit ‘Flaka e Janarit”.

“Ky vit i Flakës ishe i veçantë, zbuluam shtatoren e Kadri Zekës, një shembull për sakrificën për atdheun. Në natën përmbyllëse të flakës Gjilani është i nderuar me prezencës e shkrimtarit të madhe shqiptar Ismail Kadare dhe zonjën Helenën”- tha ai.

Ndërsa, drejtori për Kulturës në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Zeqiri tha se edicioni i sivjetëm i “Flaka e Janarit” është përmbyllur në mënyrën më të mirë. “Këtë vit kemi filluar me homazhet tek kompleksi i varrezave pasi manifestimi u kushtohet heronjve që kanë dhënë jetën për liri dhe kemi vazhduar me aktivitetet tjera të planifikuara për këtë vit”- tha ai.

Poetja Naime Beqiraj, fituese e “Çmimit ‘pena e Flakës” për 2024, e cila e pranoi çmimin nga Ismail Kadare tha se ishin momente gëzimi e befasie pranimi i një çmimi nga dora e shkrimtarit të madh.

“Të dhënit e çmimit nga dora e Ismail Kadaresë është dyfish nderë, megjithëse kam marrë mjaft çmime letrare, e Kadarenë e kam takuar disa herë, por të marrësh një çmim nga dora e Kadaresë janë momente gëzimi e befasie për mua”- tha poetja Beqiraj.

Ndërkaq, Luiza Koci, nxënëse e cila mori çmimin e III – “Yjet e Flakës” tha se ndihet e lumtur me vlerësimin që iu bë në flakë dhe mundësia e takimit me Kadarenë.

“Jam ndjerë shumë mirë me çmimin e gjithashtu pata nderin që ta takoj shkrimtari Ismail Kadare”- tha ajo.

Në këtë gala mbrëmje u ndanë edhe një sërë çmime për aktivitetet e mbajtura gjatë këtij edicioni të ‘Flakës së Janarit”.

Çmimet e aktiviteteve të Flakës së Janarit 2024:

“Pena e flakës”

Ora e madhe letrare

Çmimi “Pena e Flakës” Nime Beqiraj me poezinë ““Si nanë e bi’ rreth qafe”.

Konkursi anonim:

Në poezi:

Shpërblimi i parë “Etyd për violonçel”, shifra “Arbëreshja’

Shpërblimi i dytë “Në emër të atit, shifra “Tenebris Hospes”

Shpërblimi i tretë poezisë: Ti nuk e di, prandaj flet, shifra “Ezra”.

Në prozë:

Shpërblimi i parë “Në autobus”, pa shifër

Shpërblimi i dytë “Maria Rosseti, Gjon”- Luigji

Shpërblimi i tretë: “Hija, shifra “Kënga e shiut”.

“Peneli i Flakës”

Çmimi Blerës “Peneli i Flakës” – Gani Sadiku

Çmimi i parë: Vjosa Bujari Maliqi

Çmimi i dytë: Agron Pollovina

Çmimi special: Kenza Ismajli, Luna Salihu dhe Rita Rexhepi.

“Fest Flaka”

Çmimi i parë – Erblin Hoxha – Kënga “Unë ty të kam dashtë”

Çmimi i dytë – Artan Leka – “Çohuni djema”

Çmimi i tretë – fitoi Urata Gashi – “Baresha”.

“Yjet e Flakës”

Sara Rexha – Çmimi i parë

Leart Isufi – Çmimi i dytë

Luiza Koci – Çmimi i tretë.

Garat në enigmatikë

Vendi i Parë: Haki Llullaku

Vendi i dytë: Agim Ajvazi

Vendi i tretë: Ilijaz Hasani.

“Talia e Flakës”

Çmimi për inovacionin teatror më të mirë: Bekim Korça – skenograf i shfaqjes “Shtëpia e Zotit”

Çmimi për aktoren më të mirë: Daniela Markaj – aktore në shfaqjen “Abri”

Çmimi për aktorin më të mirë: Armond Morina – aktor në shfaqjen “Club Albania”

Çmimi për tekstin më të mirë: Shpetim Selmani – dramaturg në shfaqjen “Club Albania”

Çmimi për regjinë më të mirë: Ilir Bokshi – regjisor i shfaqjes “Shtëpia e Zotit”

Çmimi për shfaqjen më të mirë: “Shtëpia e Zotit”, bashkëprodhim teatror nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë, i Kosovës dhe ai shqiptar nga Maqedonia e Veriut.