Ndërtesa e AKI-së. Foto: Kallxo.com

Përfundon seanca gjyqësore për vrasjen në AKI

Ka përfunduar seanca për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit për vrasjen në ndërtesën e AKI-së.

Vendimi ndaj të dyshuarit V.I. pritet të merret nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake pas kërkesës së prokurorisë.

Avokati i të dyshuarit nuk ka pranuar të deklarohet në lidhje me motivet e vrasjes që dërguan të mbrojturin e tij ta kryejë vrasjen ndaj punëtorit të AKI-së.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka raportuar në lidhje me rastin e vrasjes brenda objektit të AKI-së.

KALLXO.com kishte mësuar se një punëtor sigurimi ka shtënë ndaj një punëtori të shërbimit në këtë ndërtesë duke e lënë të vrarë.

Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se një person është vrarë në ndërtesën e këtij institucioni.

Sipas AKI-së, vrasja nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me punën e këtij institucioni.