Ndërtesa e AKI-së. Foto: Kallxo.com

Inspektori i AKI-së raporton para Komisionit

Ispektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani sot nga ora 10:00 raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së. Raportimi bëhet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ditë më parë në objektin e AKI-së ka ndodhur një vrasje. Sipas AKI-së, vrasja nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me punën e këtij institucioni.