Shkelzen Sopjani- AKI

Deputetët presin Shpend Maxhunin të raportojë për vrasjen brenda AKI-së

Anëtarët e Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës sipas deputetes Ganimete Musliu kanë kërkuar detaje për vrasjen që ndodhi brenda AKI-së.

Ajo tha se nga inspektori i përgjithshëm i AKI-së Shkëlzen Sopjani kanë kërkuar llogari për vrajën në institucionin më të lartë të sigurisë në vend – AKI.

“Sot e kemi pas z. Sopjanin në raportim të komisionit të AKI-së. Kemi kërkuar në detaje mbi një orë e gjysme rreth zhvillimeve të vrasjes në AKI. Nga inspektori kemi marrë informata në lidhje me rastin. Si komision jemi unik të pandashëm që të kërkojmë llogari brenda institucionit. Sot kishte një vullnet nga komisioni për shkarkim të personave përgjegjës, por nuk do të ngutemi. Do të ftojmë në komision edhe drejtorin e AKI. Do të kërkojmë nga përgjegjësit përgjegjësi. Sot nuk është dal me rekomandim për shkarkim, por ka vullnet për shkarkim të atyre që kanë përgjegjësi në lidhje këtë”, tha deputetja Musliu.

“Është e vërtet që arma ka qenë pa leje, por nuk mund të lëshohemi brenda detajeve që u diskutuan. Do ta dëgjojmë javën e ardhshme drejtorin në lidhje me rastin. Derisa të dëgjojmë edhe raportin përfundimtar nuk mund të japim detaje në lidhje me të pasi që është rast i ndjeshëm”, ka thënë Musliu pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku raportoi Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani.