Rruga "Gani Elshani" në Drenas, Foto: Facebook/Komuna e Drenasit

Përfundon asfaltimi i një rruge në Drenas

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Gani Elshani” në Drenas.

“Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, pasi që lidhë lagjen nën hekurudhë, ku qytetarët e kanë pasur të vështirësuar lidhjen me qendrën e qytetit”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.

Sipas njoftimit të Komunës, pengesat për shtyllën e tensionit të lartë dhe trafo blinda që kanë qenë pengesa deri tani, do të dislokohen në afatin sa me të shkurtër të mundshëm nga ana e KEDS-it.

“Ku për arsye të planit dinamik të punëkryesit, komuna ka qenë e detyruar t’i kryej punimet dhe të asfaltoj këtë pjesë të rrugës”, ka shpjeguar Komuna.

Drejtori i Urbanizmit, Idriz Hysenaj ka qenë prezent gjatë realizmit të këtij projekti dhe ka inspektuar për së afërmi realizmin e tij.