Foto: Ilustrim

Përfshihet nga zjarri një lokal në 'Rrugën B’

Kuzhina e një lokali në ‘Rrugën B’, në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti tha se nga ky zjarr ka pasur vetëm dëme materiale.

“Është pranuar informacioni për një zjarr të ndodhur në kuzhinën e një lokali ne ‘Rrugën B’, ne Prishtinë. Zjarri është lokalizuar, ka pasur vetëm dëme materiale, nuk është raportuar për te lënduar”, ka thënë zëdhënësja.

Ndërkaq, bëhet e ditur se Polica dhe Zjarrfikësit kane dalë në vendin e ngjarjes.